Energjia Kozmike dhe Shaktipat
- Rilind Melani
- Oct 16, 2024
- 2 min read
nga Rilind Melani (Teozofist,Spiritualist)

Energjia Kozmike është Energjia e Perëndishme ose ajo Kozmike. Shaktipat është e njëjta Energji por në Prani te Ndërmjetësuesit, Mediumorit. Një Njeri i tillë është Kanal i Ngushtë Energjie ku ju keni mundësi të Merrni këtë Energji në përputhje me Mundësite tuaja personale. Pra ju merni Energji aq sa ju Jeni. Mediumoret ekzistojne për shkak se Energjia Qiellore bëhet e mundshme tek disa kategori Njerëzish të cilët nuk mund të përballojne ose nuk jane akoma gati të marrin Direkt Energjine Kozmike. Kjo Energji është shume e Fuqishme dhe nëse nuk je Gati dhe nëse ndodh qe Zbret tek ty pa Ndërmjetësues, ose do te çmendesh ose trupi do te pësoje dëmtime serioze. Energjia zbritese mund të jetë shumë e Madhe sesa aftësia për t'a Zotëruar atë. Mediumi rregullon Intesitetin e Energjisë Depërtuese. Ai depërton nje sasi te tillë Energjie të cilën ju mund t'a përballoni pa veshtirësi. Por mos harroni Mediumi eshte vetem nje Përçues, nje Mjet dhe absolutisht jo Burimi i Energjisë. Prandaj Njeriu që pohon se mund te bëj shaktipat gabohet dhe është akoma i robëruar nga Iluzioni.
Kuptojeni plotësisht këtë ndryshim. Ne vetvete Guru është një Mjet mbartës i Energjisë Kozmike por Jo Burimi. Kur Egoja është shkrirë dhe kur Njeriu nuk shfaqet me si Personalitet, si Individualitet, kur këto kushte jane plotesuar vetëm atëher Shaktipat fitojnë cilësinë e Kozmikes. Madje vetem Prania e nje Personi të tillë mund te shkaktojë një përjetim Hyjnor. Nje njeri i tille shnderrohet teresisht ne Instrument te Kozmozit.
Energjia Kozmike Zbret vetëm te Njeriu i Përgatitur. Energjia qe po flasim eshte e Pakufishme. Ajo i ngjan Oqeanit qe derdhet ne nje pikë Uji. Udhëtimi zgjatet në shumë Jetë dhe në secilën prej tyre Njeriu kryen një numër të Madh Veprimesh. Prandaj përjetimi i Shaktipave në stadin fillestar është i Dobishëm dhe i Favorshëm, me këtë nënkuptoj se ju filloni dhe kuptoni ekzistencen e nje Bote shpirterore dhe kjo behet shkak per fillimin e Udhetimit drejt Progresit në Gjendjen më të lartë të Vetëdijes. Mediumi nëpër të cilin rrjedh Energjia Kozmike duhet të jetë një Boshllëk i plotë, një Vakum.
Comments