Trupat Subtil dhe Shakrat
- Rilind Melani
- Oct 15, 2024
- 5 min read
Updated: Oct 16, 2024
nga Rilind Melani (Teozofist,Spiritualist)

Ne si Qënie Njerëzore përbëhemi nga Shtatë Trupa Suptil dhe Shakra.
Trupi i parë është Fizik dhe përkon me shakrën e parë Muladhara. Shakra e parë ka dy mundësi. Mundësia e parë është potencial natyror që është dëshira seksuale e trupit fizik. Mundësia e dytë Transformimi i Energjisë Seksuale në Vetëdije nëpërmjet gjendjes Vetëdijësore , Brahamçari, Celibatit. Seksi është mundësi natyrale ,Brahmaçari është transformimi i tij.
Trupi i dyte është Lëndor (emocional) dhe përkon me shakrën e dytë Svadhisthana. Edhe këtu kemi dy mundësi. Mundësia e parë është prania e zemërimit, frikës, hidhërimit. Mundësia e dytë është transformimi i kesaj energjia ne dashuri, mëshire, guxim gjatë gjendjes Vetëdijësore ose kuptimit te gjendjeve Emocionale.
Trupi i tretë është Astral (vibracion) dhe përkon me shakrën e tretë Manipura. Edhe këtu kemi dy mundësi. Mundësia e pare është prania e dyshimeve , hamendesimeve, mendimeve. Mundësia e dytë është transformimi i dyshimit në besim dhe i mendimeve në Vivek ne Vetëdije. Vivek do të thotë se forca e mendimit ka arritur fundin e vetë, sa kemi kaluar procesin Mental në hollësira të tilla ku të gjitha dyshimet janë ssheshuar dhe jemi të Kthjellët saqë jemi në gjendje të marrim Vendime të drejta. Besimi është fryt i zhvillimit të pastër të dyshimit.
Trupi i katërt është Mental (psikik) dhe përkon me shakrën e katërt Anahata. Edhe këtu kemi dy mundësi. Mundësia e parë është niveli i lartë i Imagjinatës dhe Endrrave. Mundësia e dytë është transforimimi i endrrave në vendosmëri, vullnet dhe ne vegime. Ne kete stad arrihet shpjegimi i mesazheve ne gjume gjate stadeve te ndryshme te endrrave. Ne kete nivel bëhet dhe ndarja e madhe sepse 4 trupat e pare përshtaten me jeten mondane Tokësore. Pas këtij niveli janë tre Trupat Subtil Hyjnore. Kush kalon pertej ketij Niveli nuk pershtatet me me gjerat mondane tokesore dhe parapelqen gjendjen e Vetmësisë.
Trupi i pestë është shpirtëror dhe përkon me shakren e pestë Vishuddha. Ketu nuk ekzistojne dy mundësi. Deri në nivel te katërt ekziston Dualiteti. Ne nivelin e pestë mundësia është Unikale, e vetme. Ne nivelin e trupit te katërt ne zhvillojme Forca te tilla qe dalja ne nivel te pestë të bëhet tepër e lehtë. Në këtë nivel individi ka zgjuar Dëshmitarin e brendshem ne stadet me te Fuqishme saqë edhe gjatë gjumit Trupi i tij fle por Vetëdija e tij nuk dobësohet aspak. Ne këtë nivel eshte arritur Vetërealizimi dhe pyetja Kush jam Unë eshte fakt i kryer. Por këtu lumturia është me Bollek dhe është pengese sepse mund te ndodhe qe nga Ekstaza e Lumturise mund te qendroshe vetem ne stadin e veterealizimit atma -gijan dhe nuk vazhdon me tej ne stadin e perjetimit brahma-gijan.
Katër Trupat e Parë nuk kanë vështiresi ndërsa Trupi i Pestë kërkon përpjekje të mëdha. Mund të kërkohet një numër i madh Jetësh që të Mërzisesh Lumturine, të lodhesh nga Vetja nga Atmani. "Une jam” uni është Egoja prezente deri në Trup te Katërt. Ata qe arrijne me Vetëdije dhe me Ndergjegjje deri ne këtë Nivel i jepet Leja nga Plani Hyjnor për të Kaluar ne nje Kat Mësiper në Trup të 5-të. Ata qe Arrijne në Nivel të 4 me Vetedije por pa Ndërgjegjje Plani Hyjnor i bllokon lejen e kalimit derisa Njeriu e Veteshkatërron Veten nese nuk Ndizet Pishtari i Ndergjegjjes.
Nese jeni zgjuar me Ndërgjegjesim udhëtimi te dërgon tek Devat , te plani i Perëndive. Nese ju mbeteni të Pandergjegjesuar udhëtimi ju dërgon tek plani Preta, te plani i Demonëve. Ne na duhet te kthehemi , te Rimisherohemi përsëri ne Toke edhe pasi kemi aktivizuar trupin e katërt si nga Plani i Devave edhe nga Plani i Pretave sepse Ekzistenca Tokësore është një Udhëkryq ku bëhet i mundur Evolucioni, progresi për të Arritur Trupin e Pestë qe quhet Trupi Shpirtëror.
Qëllimi për arritjen e nivelit te Pestë është që Qëniet e Planit Deva të fitojnë te Drejtën te marrin Shpirt plotësisht sepse deri ne nivel te katërt kane pjesërisht Shpirt por jo Plotesisht prandaj Trupi i pestë quhet trupi Shpirtëror dhe ndodhet përtej Dualitetit. Qëniet e plani Preta nuk e arrijne kurrë trupin e Pestë per shkak se ne këtë nivel eshte kusht Ndërgjegjësimi. Kështu ata mbeten në Udhëkryq dhe nuk mund te marrin të Drejtën per te marre Shpirt kështu ata mbeten vetem Frymorë. Në Rimisherimin e ardhshme trajnohen në tjera Metodike që të mund të Fitojne Ndergjegjësimin dhe për të marrë të Drjeten për të Marre Shpirt.
Trupi i gjashtë quhet Kozmik dhe përkon me shakrën e gjashtë Anxha. Në këtë nivel perjetohet te qenit pra Asmita. Vetëdija është çliruar nga Vetja. Tashme nuk eshte me Vetëdija ime. Vetedija nuk ekziston dhe mbetet vetëm te Qënit, Ne këtë nivel thuhet Unë nuk Jam është vetëm Brahmani. Personat qe kerkojne Brahmanin meditojne tek shakra e gjashte e cila ndodhet midis vetullave dhe deshmojne zgjerimin e syrit te trete. Me ndihmen e syrit te trete ata rrisin nivelin e perceptimit Aktivizojne shqisen e gjashtë por asgjë më shumë. Mbetet edhe nje hap , hapi i fundit, hapi i fshirjes se vetes tende nga vetja jote.
Personat qe kane arritur trupin e Pestë apo te Gjashtë para momentit te Vdekjes së Trupit Fizik, Rimisherohen ne realitet me të Larta Qiellore dhe jetojne ne Planin e Devave. Nje person i tille mund te qëndroje ne kete Plan sa te Dëshiroje, por per te arritur nivelin e Nirvanës i duhet te kthehet te Forme Njerëzore per Evolucion. Ata qe ne i quajme Perëndi apo Deva tregon Tipin e Trupit te perfituar. Nje trup i tille eshte i pranueshem vetem pas arritjes në nivelin e Pestë. Pas arritjes te trupit te Gjashte ne përfitojme formen e cila quhet Ishvara, qenie e nivelit Kozmik.
Trupi i shtatë është Nirvanik dhe përkon me shakren e shtate Sahasrara. Në këtë nivel nuk mund te thuhet asgje. Ne mund te flasim me vështiresi deri ne Nivelin e gjashte. Deri tek trupi i Pestë kalimi behet me metoda plotesisht Shkencore. Ne nivelin e Gjashte çdo gjë duket e pakuptimtë sepse mënjanohet edhe të Qënit pra Prania, prandaj Brahmani qënia Absolute njihet deri ne nivelin e Gjashtë.
Niveli Nirvanik nënkuptonë Vakumin, Boshllëkun , nga te Qënit ne kalojme ne Mosqënie. Tani ne jemi Brahmani por dhe këtë duhet t'a Braktisim dhe te shkrihemi me Kozmiken në nivelin Nirvanik. Të Qënit dhe të Mosqënit, Drita dhe Errësira, Jeta dhe Vdekja ecin dore për dore. Kjo eshte arritja deri ne 7 nivelet e Vetëdijes. Përtej kësaj Hyn ne Plan Influencat Hyjnore dhe bëhet bashkpunimi me nivelet Kozmike. Këtu fillon Misioni i Vërtet i nje Njeriu pasi bëhet Zotërues i këtyre Shtatë Shtresave Energjitike.
Comments