top of page
Search

Harmonia e Fshehtë (Polariteti)

  • Writer: Rilind Melani
    Rilind Melani
  • Oct 12, 2024
  • 2 min read

nga Rilind Melani (Teozofist,Spiritualist)

Ekzistenca është Energjia Dinamike Dialektike në mënyre të Mëvetësishme. Ajo është kurdohere Neutrale. Ngaherë Njeriu ka tendencë të shmangë Përgjegjësitë dhe kjo është Arsyeja pse Njeriu është Fatkeq. Nese filloni dhe përgjegjësine ia drejtoni vetes tuaj atëhere do të kuptoni qe keni Braktisue Sistemin Energjitik Total. Sistemi energjitik total eshte Neutral.


Sigurisht Perënditë do të jenë me Ju vetëm nëse Ju do të Dini se si të Jeni me Ata. Kjo është e vetmja lutje , ky eshte i vetmi Meditimit që duhet Kuptuar qe duhet Mësuar.


Energjia i nënshtrohet Ligjit të vet të Pandryshueshem. Ky Ligj nënkupton sjelljen dhe rrjedhen me këtë Energji. Nëse sjellja juaj i përmbahet Mirëkuptimit, Inteligjences dhe përshtatjes me këtë Energji atëherë ka per t'u bërë Bekim dhe Miresi për ju, por jo nga dëshira e saj por nga Merita Juaj. Ndërkohe nëse sjellja juaj do të jetë në Kundërshtim me Ligjet e Energjisë atëhere do të shndërrohet në Fuqi shkatërruese për ju. Ne këtë rast nuk është Energjia që Ndryshon Funksionin e saj, por shkak bëhet sjellja juaj që buron nga Pavetëdija.


Adhurimi duhet të jetë nje Dukuri krejtësisht Energjitike dhe jo një Abstraksion Dëshiror. Ne këtë Njëhtësim ju rridhni në Unison me të dhe tashme nuk ka me ngërçe sepse nuk ka kundërveprim nga ana juaj, nuk ka individualitet egoik, nuk ka abstraksion dëshiror por vetëm Rrjedhe paralele me Energjine Totale. Ndihma do ju vijë por nuk do t'a sjell dikush por ju do ta Merrni ate në sajë të kësaj Harmonie të Fshehtë.


Kjo Harmoni nënkupton mënyren per t'u përshtatur dhe ligjeruar ne Unison me Energjine e Kulluar që është Qënia Juaj. Kur ju Meditoni dhe Luteni ju në të vërtete po i meditoni dhe luteni Qënies tuaj. Veprimet e Energjise gjithmone i nënshtrohen Ligjit Neutral. Energjia gjithmon eshte e Paanshme dhe nuk merr ne konsiderate askend dhe nuk ka ndonje interes vetjak. Prandaj Kuptimi i kësaj Gjendje është domosdoshmeri per te ecur sipas rrjedhes se Energjise sepse kemi të bëjmë me Oqenain qe po rrjedh në një Pikë Uji.

 
 
 

1 Comment


merlinamelani6
Feb 24, 2022

👍👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻

Like
Join my mailing list

Faleminderit per Interesimin

bottom of page